SITUATA E PAKICAVE ROME DHE EGJIPTIANE NE SHQIPËRI

Pakicat Rome dhe Egjiptiane përballen me një seri problemesh socio-ekonomike dhe mungesë përfshirje dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Brenda pakicës Rome dhe Egjiptiane ka një masë heterogjeniteti përsa i përket natyrës dhe shkallës së problemeve me të cilat përballen dhe kjo kushtëzohet në masë të madhe nga niveli i arsimit formal dhe aftësive profesionale, gjinia dhe zona gjeografike ku duhet theksuar edhe shkalla e izolimit ndaj informacionit dhe mundësive. Shteti Shqiptar ka mundësuar politika të ndryshme në fushën e arsimit të detyruar, arsimit profesional, strehimit social, aksesit në drejtësi, shëndetësi dhe në punësim. Në të njëjtën kohë, organizata të ndryshme kanë ndërhyrë me projekte me qëllim përfshirjen e pakicave Rome dhe Egjiptiane në situatë vulnerabiliteti dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të tyre. Megjithatë, faktorë të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndikuar vazhdimisht duke penguar dhe ngadalësuar zhvillimin e qëndrueshëm. Ndër faktorë të jashtëm që kanë luajtur një rol regresiv mund të përmendim pandeminë e cila ka thelluar varfërinë dhe vulnerabiliteti tek shtresat e varfra të pakicës Rome dhe Egjiptiane.

Më tej, niveli i analfabetizmit tek anëtarët në moshë të rritur është shumë i lartë. Megjithëse ka praktika pozitive të përfshirjes së fëmijëve të këtyre komuniteteve në sistemin arsimor, mbetet problematike fenomeni i braktisjes së shkollës gjatë ciklit fillor ose fill pas përfundimit të tij. Kjo lidhet me një seri faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm si: humbja e besimit tek arsimi si rruga drejt sigurimit të një punë dhe jetesë më të mirë, martesat në moshë të hershme, segregimi dhe prodhimi i modelit referencial brenda komunitetit.


Si pasojë e varfërisë, nevojës për sigurimin e shpejtë të ardhurave ditore, përjashtimi social nga tregu formal i punës si dhe ndjenja e inferioritetit, e gjen pakicën Rome në kushtet e tregut informal të punësimit. Më së shumti, kjo kategori, është e angazhuar në aktivitete informale si: tregtia e rrobave të përdorura, mbledhja e materialeve të riciklueshme apo lypja, ku megjithëse sigurojnë mbijetesën, sjellin të ardhura të pamjaftueshme dhe gjendje emocionale dhe psikologjike të rënduar për të ardhmen. Këto dhe faktorë të tjerë socialë dhe ekonomikë, i shtyjnë Romët dhe Egjiptianët në situatë vulnerabël, të migrojnë apo të emigrojnë për të përballuar përjashtimin social.
Gjendja shëndetësore e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në situatë të margjinalizuar, kushtezohet jo vetëm nga aksesi dhe qasja e ulët në shërbimet shëndetësore, por edhe nga kushtet e strehimit dhe mjedisi rrethues. Ky pohim konfirmohet lehtësisht në disa Bashki me popullatë Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri.

Përgatitja e këtij materiali u bë nga Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri, për Projektin: Femme Salon: “Tell me a story! – Inkurajojmë të rinjtë për të promovuar barazinë gjinore, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen”. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e organizatës zbatuese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrimi i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.


Një video e realizuar në kuadër të projektit Artivist Stafetë nga të rinjtë gjatë ciklit të Korcës

YouTube player
Një film i shkurtër që lufton diskriminimin ndaj komunitetit Rom dhe Egjiptian duke u fokusuar tek e drejta e punesimit.
Share this on:

More stories

ARTIVIST STAFETË Funded by

Implemented by