Arti gjithmonë ka komunikuar mesazhe të rëndësishme dhe i ka frymëzuar njerëzit të veprojnë dhe të mendojnë. Ai është përdorur për të komunikuar mesazhe të ndryshme brenda konteksteve të ndryshme. Të bësh art për një publik të caktuar kërkon që vetë krijuesit e artit të mendojnë për ata të cilëve do t’u drejtohet ky art dhe këto pikpamje që kanë për botën që i rrethon t’i shprehin në mënyra, forma dhe me një përmbajtje të caktuar.
Pra ARTI ka fuqi të madhe për t’i drejtuar njerëzit drejt ndryshimeve shoqërore dhe historia na tregon së përgajtë lëvizjeve të ndryshme shoqërore ARTI ka qënë një forcë shtytëse në të treguar nevojnë për ndryshim dhe për të sjellë vetë ndryshimin e kërkuar.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet trajnimi për përdorimin e artit krijues për të sjellë ndryshim social. Trajnimi do të zgjatë 4 ditë dhe do të përfshijë:
Dita 1 – Workshop për tregimin e historive (Story-telling)
Dita 2 – Workshop sesi të përgatisim një podcast
Dita 3 – Workshopi i Fotografisë, si të krijojmë foto që kanë cilësi të mirë dhe kuptim
Dita 4 – Workshop për editimin e videove dhe filmin e shkurtër
Artistët e projektit tonë do mësojnë ta përdorin këtë fuqi të artit për të dërguar mesazhe që të kenë ndikim për publikun që i drejtohen. Ky trajnim 4 ditor do të ofrojë një hapësirë kreative dhe përgjatë trajnimit në sallë dhe gjithashtu dhe në hapësirë virtuale ku pjesëmarrësit ndihen mjaft të sigurt për të shprehur ose shfaqur emocionet e tyre në një mënyrë krijuese.
Pas përfundimit të trajnimit të rinjtë do të ndiqën prej mentorëve të projektit gjatë krijimit të punimeve të artit, dhe duke ofruar hapësira dhe për promovuar krijimet artistike të tyre.
Për më shumë informacion kontaktoni në rrjetet tona soaciale.
#artivist#artiviststafete#artstafete