“Human Rights for Human Beings”/ “Të drejtat njerëzore për Qeniet njerëzore” është edhe titulli i këtij podcast, në të cilin do të keni mundësinë të dëgjoni një mesazh frymëzues dhe domethënës në lidhje me të drejtat njerëzore e veçanërisht mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Në episodin ose pjesën e parë të këtij podcast-i do të mund të ndiqni një historik të shkurtër dhe një informacion përgjithësues në lidhje me të drejtat njerëzore. gjithashtu në këtë pjesë trajtohet edhe çështja e të drejtave të komunitetit LGBTQ+ duke sjell një panoramë të gjatë mesazhesh drejtuar shoqërisë shqiptare.
Në episodin e dytë të këtij podcast-i do të kemi një të ftuar speciale, Irsidën, e cila ka mbaruar studimet për psikologji dhe e specializuar në fushën e fëmijëve dëshiron të ndaj me ne një mesazh domethënës drejtuar familjeve shqiptare në lidhje me edukimin dhe fazën e rritjes së tyre.
Dhe në episodin e fundit të këtij podcast do të mund të ndiqni një panoramë në lidhje me dy fazat e rëndësishme në jetë që janë adoleshenca dhe të qënurit një i rritur. Nëpërmjet këtij episodi do të arrini të kuptoni se sa e rëndësishme është pranimi i vetes dhe drejtimit seksual që një individ ka. Ndaj na ndiqni në këtë podcast për tu bërë një frymëzim dhe një ndryshim në shoqërinë shqiptare.