Pogradec

FuturAL NGO në bashkëpunim me “Unë, Gruaja” ka prodhuar 6 podkaste.

Podcast-et janë zhvilluar me të rinj që i përkasin grupeve të ndryshme të synuara, duke i përfaqësuar ata në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Podcasts

YouTube player
Ema Mecaj është një vajzë me përvojë të larmishme në fushën e të drejtave të njeriut, eksperte, trajnere dhe gazetare. Në këtë podcast, ajo ndau të gjitha ato eksperienca që i vlerësoi si shumë pozitive dhe që do të shërbejnë si model pozitiv për të rinjtë jo vetëm në Pogradec, por në të gjithë territorin shqiptar.
YouTube player
Julika Nasto Gjyla është specialiste për të rinjtë në Bashkinë e Pogradecit. Gjatë podcast-it ajo foli për mundësitë dhe sfidat e të rinjve në qytetin e Pogradecit. Ajo shpjegoi punën dhe angazhimin e saj me të rinjtë pogradecarë dhe sfidat që e rrethojnë. Ajo po ashtu theksoi bashkëpunimin me Komunën, e cila është një partner i madh dhe që vazhdimisht stimulon mundësi për bashkëpunim ndërmjet ekspertëve, të rinjve dhe shoqërisë.
YouTube player
Donald Laze është anëtar i Këshillit Bashkiak në qytetin e Pogradecit, ku përfaqëson komunitetin egjiptian dhe punonjës i ASHK Pogradec. Gjatë podcast-it ai foli për sfidat e një të riu që i përket komunitetit egjiptian, duke përfaqësuar kështu një komunitet i cili përveç nevojës për t’u aktualizuar, ka nevojë edhe për mbështetjen e të gjithë komunitetit për të përjashtuar çdo diskriminim, paragjykim apo përjashtim. . Donaldi erdhi si model suksesi dhe frymëzimi për të rinjtë e tjerë.
YouTube player
Piro Vesho dhe Vangjush Bulli janë nxënës të gjimnazit “Muharrem Çollaku” dhe pjesë aktive e grupit “Artivist Stafetë”. Gjatë podcast-it ata folën për sfidat e të rinjve në Pogradec dhe aktivizmin e tyre si dhe mundësitë dhe marrëdhëniet me të rinj të tjerë të cilët shpesh i kuptojnë disa koncepte shumë ndryshe nga ajo që nënkuptojnë në të vërtetë.
YouTube player
Olta Vreto, Rea Qoshe, Redi Dandallaku, Amelia Tollozhina, Florida Ymetllari janë aktiviste të reja nga qyteti i Pogradecit, pjesë e grupit “Artivist Stafetë”. Gjatë podcast-it ata folën për opinione të ndryshme rreth fenomeneve si diskriminimi, bullizmi, barazia gjinore, të drejtat LGBT etj.
YouTube player
Kejsi Oparaku, Flori Hoxha, Maria Balliu, Damian Belishta, Kristina Halili janë gjimnazistë, aktiviste nga qyteti i Pogradecit, pjesë e grupit “Artivist Stafetë”. Gjatë podcast-it ata folën për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.

Short movies

YouTube player
Open heart messages
YouTube player
Interview with psychologist Yllka Çuli and Rezarta Mile
YouTube player
She wasn’t silenced (Storytelling)
YouTube player
Debate
YouTube player
Bullying
YouTube player
“Artivist Stafetë” journey
Share this on:

From the city cycle

ARTIVIST STAFETË Funded by

Implemented by