End Tirana

Një ceremoni e paharrueshme përmbylljeje e ‘Artivist Stafetë’ eshte organizuar më 9 qershor, ku u reflektua mbi arritjet e programit duke pare përpara mbi angazhimet e se ardhmes. Të rinjtë përfitues të këtij pogrami ndanë eksperiencat e tyre si dhe përfaqësues të organizatave zbatuese si Act for Society dhe OMSA ndanë informacion mbi ndikimin që projekti ka patur. Përmbyllja e këtij projekti u përshëndet dhe nga nën kryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Anisa Ruseti si dhe përfaqësues të Delegacionit Evropian. 

Nisma ARSIS, në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar dhe New Policy Group, është duke zbatuar projektin ‘Artivist Stafetë: Manifesti Përmbyllës’. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Nisma Arsis organizoi një takim me të ftuar Z. Arbër Kodra, drejtor i organizatës OMSA, dhe pjesëmarrës studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq një video mbi anti diskriminimin, e cila u ndoq me një diskutim midis të rinjve mbi situatën aktuale në vend në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.

U zhvilluan aktivitetet e para në kuadër të projektit ‘Artivist Stafetë: Manifesti Përmbyllës’, tek @Hana Corner Cafe dhe @Tulla Culture Center. Nën moderimin e znj. Ema Andrea, dy zonja pjesëmarrëse në projekt ndanë eksperiencën dhe historitë e tyre si pjesë e aktivitetit „Femme Salon“, ku audienca pati mundësi të bëhej pjesë e kësaj bisede të hapur mbi autizmin dhe të drejtat e grave. Për të vijuar me shfaqjen e disa filmave të shkurter, tek @Tulla Culture Center, të cilët janë krijuar me mbështetjen financiare të “Artivist Stafetë”. Ky aktivitet u moderua nga znj. Ola Mitre, e cila pas shfaqjes së filmave ftoi në një bisedë regjisorët e rinj. Ata ndanë me publikun eksperiencën dhe sfidat e realizimit të filmave dhe mesazhet që donin të përcillnin. 

Ju prezantojme me ‘Murin e lidhjes’ – një vepër artistike e krijuar si pjesë e projektit Closing Manifesto! Duke angazhuar të rinj si në konceptim ashtu edhe në ekzekutimin e tij, kjo murale eksploron aspekte të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Brenda përbërjes së tij të gjallë, muralja përfshin tema të tilla si feminizmi, mendimi kritik, të drejtat LGBT dhe liria e fjalës. Shërben si një paraqitje e fuqishme vizuale e rëndësisë së këtyre vlerave në shoqërinë tonë.

Kjo përpjekje artistike jo vetëm që feston krijimtarinë, por gjithashtu inkurajon dialogun dhe ndërgjegjësimin në lidhje me çështjet thelbësore sociale. Duke përfshirë të rinjtë në ideimin dhe realizimin e kësaj vepre artistike, projekti synon të fuqizojë dhe t’i japë zë brezit të ardhshëm.

Share this on:

ARTIVIST STAFETË Funded by

Implemented by