80 miliardë veshje prodhohen çdo vit dhe 52 mini-koleksione në vit lançohen nga markat e modës së shpejtë , perkatësisht në 2 sezonet kryesore: të verës dhe të dimrit. Jeta është shumë e shkurtër për të rendur pas një rrobe që me shumë gjasë s’do të të bjerë kurrë në dorë…, ndaj ne kemi një tjetër ofertë për ty. Po sikur të mos të të duhet të blesh më rroba?
Ne kemi një sugjerim tjetër për ty. Eja të ndërtojmë bashkë tregun e rrobave të shkëmbyeshme. Deri të premten, vila e “Tek Bunkeri” do të jetë një hapësirë për të grumbulluar rrobat që nuk i vishni më, për të vazhduar me tregun e hapur ditën e premte nga ora 17:00-20:00. Nëse do të grumbullosh mjaftushem “monedha zero lekë”, mund të bëhesh pjesë e diskutimit në orën 18:00, rreth “Trendeve botërore dhe fast-fashion”.
Vini re! Vini re! Në treg nuk pranohen lekë!
This project is funded by European Union.
@artivist_stafete @stichtingart1 @actforsociety @omsalbania