
A e dini se cfarë ndodh me gratë e një qyteti ku cmimet e shportës janë rritur në mënyrë të papërballushme, ku qeratë janë shumë të larta, burrat përballen me shkurtimin e vendeve të punës në fabrikë dhe policia është duke trokitur në cdo derë për të kapur hajdutin?

“Tek Bunkeri” ju fton në një shfaqje jo dhe aq të zakonshme teatri:“Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi!”, nga Dario Fo, që vjen e përkthyer nga @anxhela.lepuri , ku me regji të @anilaballa dhe aktoreve @aniisahysa , @anxheloshkreli , @ermelaruri , @fatjonbibaa dhe @julian.hurdha , do të shihni se si do të luhet në skenë përditshmëria e secilit prej nesh.
Ky projekt mbështetet nga @hbs_tirana.