Gjetja e një banese të re është sfiduese për të gjithë, për individin, për grupin, për komunitetin. Edhe për ne, përshtatja e një parkingu në një sallë për të zhvilluar aktivitetet, e një shtëpie dykatëshe në një “shtëpie” që pret e përcjell çdo anëtar të saj dhe i fton ata në ndërtimin e përbashkët të saj, ka qenë sfidues, emocionues e njëkohësisht frymëzues. Në këto një vit e gjysmë në hapësirën tonë në ish-Park, jemi munduar që të ndërtojmë atë që na ka munguar në përditshmërinë tonë: një hapësirë që të mirepret, nuk të pargjykon, por të fton.
Në këtë një vit e gjysmë kemi mësuar duke punuar, kemi njohur dhe kemi marrë shumë prej dhjetra të ftuarve që na kanë gëzuar me gatishmërinë e tyre për të na u bashkuar dhe për të na ndihmuar në krijimin e komunitetit të Tek Bunkeri.
14 marsi, ditëlindja e Tek Bunkeri, na thërret gjithmonë për t’i vjedhur pak kohë punës dhe për të reflektuar për çfarë kemi lënë pas, për secilin dhe secilën anëtar/e tonën, të cilët me pasionin, dëshirën, vullnetin dhe punën e paçmuar në komunitetet ku veprojnë na kanë ndihmuar dhe na kanë nxitur për të vepruar çdo ditë aktivisht në komunitetin tonë.
Ky 14 mars na gjen 3 vjeç, duke u çapitur dhe duke mësuar; duke qenë falënderues dhe mirënjohës, si dhe të ndërgjegjshëm për punën dhe sfidat që kemi përpara.
Të lumtur t’ju kemi pjesë aktive e komunitetit tonë, ju ftojmë të reflektojmë dhe gëzojmë me njeri tjetrin, për 3 vitet tona!
Dhe si e do tradita ditëlindja jonë festohet me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme :
Solist – (të të modhit) Moli Kodra, Klarinetë – Gazi Detit,
Fizarmonikë – Ahmeti Beratit,
Kitarë – Genc Muhameti,
Dajre – Zydi Stolia.
Mezi presim t’ju shohim dhe kërcejmë, siç, kush ka qenë herën e fundit me Molin, besojmë se nuk e dyshon!
Datë: 14 Mars
Ora: 19:30
Kontributi financiar prej 300 Lekë do të jetë mbështetje për artistët. Pranojmë edhe dhurata të tjera ditëlindjeje, sipas dëshirës.😅