Nga puna e përditshme në komunitet, disktuimet e thjeshta në ambiente më private e deri te disktuimet e gjëra që ndodhin cdo ditë në qendrën tonë perceptojmë se në debatin publik nuk është folur mjaftueshëm mbi periudhën e diktaturës së Enver Hoxhës, e as në rimodelimin që kjo periudhë i bëri shoqërisë, duke e ndarë popullsinë në dy kampe të mëdha, antagoniste me njëra tjetrën dhe të cilat duhet të ishin gjithnjë në luftë të vazhdueshme, edhe kur nuk kishte mospërputhje mes tyre.
Ditën e martë Tek Bunkeri vjen me një format shumë të dashur që nxit diskutim tête-à-tête midis pjesëmarrësve dhe librave njerëzorë, që këtë herë do të jenë ish të burgosur dhe internuar politik nga diktatura.
Librat tonë njerëzor:
Bedri Blloshmi: I dënuar me 25 vite ku pjesën më të madhe të dënimit e vuajti në Burrel, Qafë Bari e Spaç.
Gjergj Hani: I dënuar me 10 vjet heqje lirie, duke qenë nën moshë, dënimi u përgjysmua në 5 vjet në burgun e Qafë Barit.
Simon Mirakaj lindur në burg ka jetuar 44 vite në kamp.
Zenel Drangu i dënuar me 25 vite burg për arratisje, të cilat ai i kalon në burgun e Spaçit.
Ju mirëpresim për të kaluar sëbashku një eksperiencë të vecantë që do të mbesë gjatë në kujtesën e gjithsecilit pjesëmarrës.
This project is funded by European Union!
@artivist_stafete @masterpeace_global @stichtingart1 @omsalbania @actforsociety