
Për disidencën është folur gjatë por kurrë nuk është arritur në një konkluzion konkret. A ishte disidenca një element i pranishëm përgjatë periudhës komuniste apo a i ngjason ajo, modeleve të disidencave të vendeve të tjera te lindjes ? Kush mund të jetë një përfaqësues tipik i disidencës shqiptare?

Kemi kënaqesi t’ju ftojmë këtë të enjte dhe te premte ora 19:00, të përjetojmë fatin tragjik të artistëve që u internuan nga kultura komuniste “zyrtare” për shkak të pikëpamjeve të tyre politike, stilet artistike apo subjekteve të tyre.

Për të treguar historinë e tyre në një diversitet mediumesh kemi të ftuar përkatësisht në datat:

18 Nëntor

Andi Tepelena – Kurator i ekspozitës EUnderground,

Primo Shllaku – Disidenca në aspektin letrar.

Redina Qose – Performancë artistike.

19 Nëntor

Florin Zyberaj – Fati i disidentëve nën regjimin komunist

Ornela Aliaj- Performancë artistike.

Projeksion Festivali 11
This project is funded by the European Union.