Human Rights for Human Beings

Human Rights for Human Beings”/ “Të drejtat njerëzore për Qeniet njerëzore” është edhe titulli i këtij podcast, në të cilin do të keni mundësinë të dëgjoni një mesazh frymëzues dhe domethënës në lidhje me të drejtat njerëzore e veçanërisht mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Në episodin ose pjesën e parë të këtij podcast-i do të mund të ndiqni një historik të shkurtër dhe një informacion përgjithësues në lidhje me të drejtat njerëzore. gjithashtu në këtë pjesë trajtohet edhe çështja e të drejtave të komunitetit LGBTQ+ duke sjell një panoramë të gjatë mesazhesh drejtuar shoqërisë shqiptare.


Në episodin e dytë të këtij podcast-i do të kemi një të ftuar speciale, Irsidën, e cila ka mbaruar studimet për psikologji dhe e specializuar në fushën e fëmijëve dëshiron të ndaj me ne një mesazh domethënës drejtuar familjeve shqiptare në lidhje me edukimin dhe fazën e rritjes së tyre.


Dhe në episodin e fundit të këtij podcast do të mund të ndiqni një panoramë në lidhje me dy fazat e rëndësishme në jetë që janë adoleshenca dhe të qënurit një i rritur. Nëpërmjet këtij episodi do të arrini të kuptoni se sa e rëndësishme është pranimi i vetes dhe drejtimit seksual që një individ ka. Ndaj na ndiqni në këtë podcast për tu bërë një frymëzim dhe një ndryshim në shoqërinë shqiptare.

Human Rights for Human Beings

Simela Shahinaj
Share this on:

More stories

ARTIVIST STAFETË Funded by

Implemented by