Arkitektura totalitare për shkak të mpleksjes me ideologjinë ka hasur vështirësi në krijimin e një mendimi të qartë kritik që do të bënte të mundur evidentimin e “vlerave” dhe “antivlerave” sipas konceptimit bashkohor të termit. Pushtetet totalitare përdorën arkitekturën si mjet për të penetruar shpejt e në menyrë të thjeshtë në popull, duke kompromentuar kështu sistemin e vlerave të qytetit e me pasoja të renda në akumulimin e një sedimenti kulturor dhe krijimin e një vazhdimësie historike. Duke e konsideruar trashëgiminë arkitektonike ‘të diskutueshme’ si një dokument realist ku mund të verifikohet në distancë kohore impakti i politikave radikale, bëhet i nevojshëm një qëndrim diametralisht i kundërt me vetë arësyet revolucionare të krijimit të saj, i cili pike së pari duhet të kalojë nëpërmjet një proçesi leximi dhe njohje përtej propagandës dhe nostalgjisë iracionale.