Libraria Humane e Shqipërisë është një aktivitet unik ku pjesmarrësit diskutojnë dhe mësojnë nga tema dhe njerëz të ndryshëm. Në aktivitetin e ardhshëm të librarisë, do të ketë prezantime nga persona me aftësi ndryshe, të cilët do të flasin për eksperiencat dhe sfidat e tyre në jetën e përditshme.
Ky aktivitet do të mbahet në datën 12 në oren 17:00 dhe është i hapur për të gjithë. Në këtë event, do të flasim mbi përvojat dhe eksperiencat e tyre në mënyrë të hapur dhe të ndjeshme. Ata do të përshkruajnë sfidat dhe mundësitë që kanë hasur në jetën e tyre, si dhe do të ndajnë me audiencën strategjitë dhe teknikat që kanë përdorur për t’i tejkaluar këto sfida.
Aftësia ndryshon, por njerëzit janë të barabartë në ndjekjen e ëndrrave dhe qëllimeve të tyre.
This project is funded by European Union!
@artivist_stafete @masterpeace_global @stichtingart1 @omsalbania @actforsociety