Në kuadër të Projektit “Artivist Stafetë”, Qendra për Drejtësi Gjinore do të fillojë organizimin e një serie eventesh gjatë së cilave do të flasim me të rinj rreth barazisë gjinore, diversitetit dhe përfshirjes sociale.
Ditën e enjte, 16 Mars, do të jemi së bashku me Edlira Gjoni tek
Universiteti Europian i Tiranës ku do të bisedojmë me të rinjtë mbi sfidat e grave në përballje me diskriminimin gjinor, strategjitë për të ndryshuar praktikat diskriminuese dhe rëndësisë për të qenë aktivisht të përfshirë në arritjen e barazisë gjinore.
Ky event realizohet në kuadër të projektit “Femme Salon – Tell me a story! Inkurajojmë të rinjtë për të promovuar barazinë gjinore, diversitetin dhe përfshirjen sociale”, implementuar nga Qendra për Drejtësi Gjinore, mbështetur nga Artivist Stafetë me fonde të Bashkimit Europian.
*********
In the framework of the “Artivist Stafetë ” Project, the Center for Gender Justice will start organizing a series of events during which we will talk to young people about gender equality, diversity and social inclusion.
On Thursday, March 16, we will be together with Edlira Gjoni at the European University of Tirana where we will talk with students about the challenges of women facing gender discrimination, strategies to change discriminatory practices and the importance of being actively involved in achieving gender equality.
This event is organized in the framework of the project “Femme Salon – Tell me a story! Encouraging youth to promote gender equality, diversity and inclusion”, implemented by the Center for Gender Justice, supported by “Artivist Stafetë” Project with EU funds.
@artivist_stafete